A ndikoi afrimi i Nasip Naços te fitorja e 5 mandateve në Berat? Flet Fadil Nasufi

0

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në qytetin e Beratit, ku Partia Socialiste ka fitur 5 mandate ndërsa PD-ja 2 mandate, dhe LSI asnjë.

Në një intervistë, Fadil Nasufi, i cili fitoi mandatin e dytë si deputet në qytetin e Beratit, pretendon se populli votoi atë forcë politike që punon.

Nasufi deklaroi se marrja e këtij mandati, vjen si shkak i punëve që PS-ja ka bërë, duke përmenduar reformat që janë kryer, menaxhimin e tërmetit dhe pandemisë.

Në pyetjen e gazetares se a ka pasur ndikim largimi i Nasip Naços nga Lsi-ja, për t’iu bashkuar Partisë Sociliste, Nasufi përgjigjet duke thënë se: “Shumë anëtar të Lsi-së janë kthyer në partinë socialiste, dhe nga kjo gjë ata kanë bërë dy veprime të mira, e para se kanë ditur të bashkohen me partinë që punohet, dhe e dyta se janë larguar nga marrëzia, dhe gjej rastin që tu bëjë thirrje kujtdo që derën e ka të hapur për tu bërë pjesë e Partisë Socialiste”.

Fadil Nasufi  pohoi se votat që kanë marrë, dëshmojnë qartazi punën që PS-ja duhet të bëjë për popullin, dhe çdo votë do e kthejnë në votë pune, duke ulur kokën për të punuar dhe duke u ardhur në ndihmë edhe fshatrave më të varfëra në Berat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu