A ndjeni përgjegjësi për aferën e incerenatorëve? Rama: Ka shpëtuar tre komunitete

0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues mbi çështjen e incerenatorëve. Gjatë një postimi në Facebook, Ramën e ka pyetur një qytetar mbi aferën e incerenatorëve, duke i thënë nëse kishte përgjegjësi. Rama nuk ka ngurruar t’i përgjigjet komentuesit, duke u shprehur se nuk ka asnjë aferë incerenatorësh. Rama ka shkruar se incerenatorët kanë qenë një punë e mirë, të cilat kanë shpëtuar qytetet e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit nga plehrat. Ai ka shtuar se individët që kanë përfituar dhe kanë abuzuar me pushtetin e tyre do të gjykohen.

Koment-Përgjigjja

A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?

per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.