Mbyllet tenderi! Elva Margariti shpall fituesit e paracaktuar

0

Ministria e Kulturës duket se nuk heq dorë edhe kur kapet me “mat” në shkelje flagrante me ligjin. Edhe pasi Dosja.al, në një seri denoncimesh shpjegoi me foto dhe të dhëna zyrtare evidentoi parregullsitë, Ministria duket se u tremb por nuk u tërhoq në asnjë moment për të çuar deriu në fund shkeljen. Fillimisht ndërruan me panik datën e shpalljes së projektit e 2 ditë më vonë lajmëruan fituesit. Por tani vetë ministrja Elva Margariti duke “tundur flamurin e fitores” dhe e ka deklaruar të suksesshëm të gjithë procesin.

Dosja AL
Mbyllet tenderi! Elva Margariti shpall fituesit e paracaktuar (Si “hapi probleme” Dosja.al)
Ministria duket se u tremb por nuk u tërhoq në asnjë moment për të çuar deriu në fund shkeljen. Fillimisht ndërruan me panik datën e shpalljes së projektit e 2 ditë më vonë lajmëruan fituesit.
20:35 – 16/02/22 Koha: 2 minuta lexim
A A
Mbyllet tenderi! Elva Margariti shpall fituesit e paracaktuar (Si “hapi probleme” Dosja.al)
Elva Margariti

TIRANË– Ministria e Kulturës duket se nuk heq dorë edhe kur kapet me “mat” në shkelje flagrante me ligjin. Edhe pasi Dosja.al, në një seri denoncimesh shpjegoi me foto dhe të dhëna zyrtare evidentoi parregullsitë, Ministria duket se u tremb por nuk u tërhoq në asnjë moment për të çuar deriu në fund shkeljen. Fillimisht ndërruan me panik datën e shpalljes së projektit e 2 ditë më vonë lajmëruan fituesit. Por tani vetë ministrja Elva Margariti duke “tundur flamurin e fitores” dhe e ka deklaruar të suksesshëm të gjithë procesin.

JuSugjerojmë
‘Kamikazë’ tek Ministria e Financave, rriten prapë taksat mbi naftën, e pësojnë…qytetarët
Aksident te ‘Kthesa e Kamzës’, urbani përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spital
“Ministria e Kulturës shpall Fondin e Teatrit për të Rinj! Pas hapjes së Thirrjes nga Ministria e Kulturës, si asnjëherë më parë u depozituan 500 projektpropozime në fushën e artit, trashëgimisë e digjitalizimit, prej nga u përzgjodhën 185 syresh, që do të mbështeten financiarisht nga buxheti i këtij viti. Është ky numri më i madh i fituesve, që ka shpallur MK që prej vitit 2014 e që ka një larmishmëri zhanresh, por edhe shtrirjeje gjeografike nga Veriu në Jug. Duke parë numrin e madh të aplikimeve të artistëve të rinj, me projekte teatrore, vendosëm t’i orientojmë ato në Fondin e Teatrit të të Rinjve. Do të jetë Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që do t’i asistojë ata në realizimin e projekteve të tyre skenike,”-shkruan ministrja në postimin e saj, duke mbyllur “sytë” edhe e vënë para fakteve.

E gjitha nisi pas thirrjes së Ministrisë së Kulturës për projektet kulturore duke ngjallur dyshime në transparencën e tenderave. Në 15 dhjetor të vitit të kaluar në faqen zyrtare të këtij institucioni është njoftuar thirrja për organizimin e disa projekteve kulturore, ndërsa fituesit e tenderit do të vendoseshin më 31 janar. Por në fakt njoftimi, siç u zbulua edhe nga Dosja.al, në fakt u hodh në datë 4 shkurt. Në “ueb” thjesht iu ndërrua data duke shkelur kështu me të dyja këmbët zbatimin e proceduave për fondet publike.