A po mendon Armand Duka tërheqjen nga gara për President të FSHF-së? Flet Andi Verçani

0

Armand Duka nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e as nga gara për një tjetër mandat për zgjedhjet e 2 marsit, përkundër kërcënimeve me jetë që ka marr përmes telefonit dhe sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e tij

Këtë deklaratë e bëri zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, në një intervistë për Gazeta Express.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A beson se mund të fitoj z.Duka mandatin e 6-të në krye të FSHF-së. Këto zhvillimet e fundit mos ndoshta e kanë shtyrë të shqyrtojë tërheqjen?

Andi Verçani, FSHF: Nuk e ka konsideruar në asnjë moment tërheqjen nga kandidimi siç e ka shprehur dhe mbrëmë në darkë. Nuk mendoj se në këtë momente do duhet të flitet për mundësitë e z.Duka për tu rizgjedhur si President i FSHF. Ky është momenti që të gjithë bashkë, ne, komuniteti i futbollit, të zhvillojmë një proces të rregullt zgjedhor dhe anëtarët tanë të kenë mundësinë e zgjedhjes së lirë, demokratike, pa shantazhe dhe kërcënime. Federata Shqiptare e Futbolli po punon për të mbrojtur anëtarët e saj nga këto sulme të tmerrshme që kanë një muaj që kanë filluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu