“A s’keni si t’a sulmoni ndryshe”/ Egliti i del në mbrojtje Romeos: Shyqyr që nuk po fle…

0

Në spektaklin e djeshëm, Romeo Veshaj është përfshirë në debate të ndryshme teksa një prej tyre lidhej me aludimet që banorët e shtëpisë kanë ngritur për të dhe Erjola Doçin, teksa pretendojnë se dy banorët në fjalë kanë pëlqim ndaj njëri-tjetrit.

Një reagim ka ardhur nga një prej miqve më të mirë të aktorit të njohur, Elgit Doda, i cili i del në mbrojtje banorit duke thënë:

“Paskan filluar me shti fall këta të BBV3. A s’keni si ta sulmoni ndryshe pash Zotin? Po bëheni qesharakë me këto muhabete”.

Por nuk mbaron me kaq, pak minuta më vonë vjen një tjetër reagim prej tij:

“Shyqyr që Romeo nuk po fle meqë ka shkuar në finale. Se kishit mbetur pa debate, pa “Prime”, pa asgjë me pak fjalë. Kush do të shkojë në finale ti bjerë Romeos më dëgjoni mua, vetëm ashtu e kapni finalen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu