Abazoviç komenton protestat kundër “Open Balkan”: Nuk e pengon Procesin e Berlinit, konkurrencë e shëndetshme!

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha sot në Bukuresht, ku po merr pjesë në konferencën e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, se vendimi i Podgoricës për anëtarësim në Aleancë ishte i mençur, sepse NATO, thotë ai, është një politikë sigurimi.

“Ishte një vendim absolutisht i mençur dhe dëshmi për këtë janë ngjarjet e fundit pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, sepse ne kemi një situatë ku vendet që ishin neutrale deri atëherë dhe askush nuk mund t’i motivonte për t’u bashkuar me NATO-n, Suedinë dhe Finlandën. NATO është politikë sigurimi”, ka thënë Abazoviç për Tanjug.

Ai theksoi se Mali i Zi nuk dëshiron asnjë luftë apo konflikt, por dëshiron të jetë një anëtar i besueshëm i një organizate ndërkombëtare që merret edhe me sigurinë.

Gjithashtu Abazoviç ka komentuar edhe protestat e zhvilluara në Mal të Zi, ku qytetarët u shprehën të revoltuar kundër Ballkanit të Hapur dhe kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Abazoviç tha se Ballkani i Hapur është një nismë që nuk e pengon Procesin e Berlinit.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt. Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit – ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu