Historike/ FIFA cakton për herë të parë një gjyqtare femër në Botëror

0

FIFA ka marrë së fundmi një vendim historik për Botërorin e Katarit.

Institucioni më i madh i futbollit, i ka besuar një tresheje gjyqtaresh femra për të drejtuar një sfidë të Kupës të Botës.

Francezja Stefani Frapar do të jetë gjyqtarja kryesore e duelit Gjermani-Kosta Rikë, me asistente brazilianen Neuza Bak dhe meksikanen Karen Diaz Medina.

Francezja Frapar u bë gjyqtarja e parë që drejton një ndeshje meshkujsh në Ligën e Kampioneve si dhe e para që drejton një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës. Por që nga e enjtja, emri i saj do të mbetet përgjithmonë në histori si e para që drejton një ndeshje në fazën finale të një turneu të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu