Abazoviç ndryshon mendje për demarkacionin me Kosovën: Për Malin e Zi ajo çështje është mbyllur

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka thënë që çështja e Demarkacionit të kufirit me Kosovën ka marrë fund.

Abazoviç është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi para dy javëve. Ai para se të zgjidhej kishte thënë se çdo çështje është e hapur në diskutimet me Kosovën, por tani ka thënë se ajo temë është mbyllur në momentin kur është nënshkruar.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë ai në Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu