Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB, ikën Zana Çela

0

Abigela Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës.

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke zëvendësuar në detyrë Zana Çelën. Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, por nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Violinistja mundi në këtë garë primabalerinën Adela Muçollari, Tenorin Josif Gjipali, Koreografin Tomorr Kokona, trompistib Kleanthi Gjika dhe Arben Skënderin.

Pas hapjes së garës për prezantimin e programit të saj, Voshtina i ka mëshuar ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Kujtojmë faktin se Abigelë Voshtina ka qenë Drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe se ishin vetë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.

Vetë Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela, e cila po largohet pas 6 vitesh në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu