Abuzimet me tenderat në spitalet e Elbasanit, SPAK kërkon 8 muaj burg për tre të pandehurat

0

Abuzuan me tenderat, SPAK kërkon të dënohen tre anëtare të KVO.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin dhe dënimin me kusht për 2 vite për tre të pandehurat, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Sipas informacioneve, të treja akuzohen për shkelje të barazisë nëpër tendera. Kanë qenë anëtare të KVO dhe kanë marrë pjesë në 2 tendera me vlerë 5 dhe 15 milionë lekësh të vjetra.

Sipas SPAK, të akuzuarat kanë ndërhyrë në tenderat për spitalin e Elbasanit, duke bërë favorizuar operatorin fitues.
Të akuzuarat nuk e kanë pranuar akuzën dhe janë shprehur se gjithçka është kryer sipas procedurave ligjore.
Pritet vendimi i Gjykatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu