Abuzimi me fondet në SASPAC/ Burg për Beqajn dhe dy vartësit, masa sigurie edhe për 4 të tjerë

0

Abuzimi me fondet e SASPAC, ka çuar në vendosjen e prangave për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe dy vartësit e tij, në kohën kur drejtonte agjencinë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Ndërkaq, masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë caktuar për  Gazmend Haxhia dhe Elton Marini ndërsa “detyrim paraqitje” është vendosur për Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.