SPAK ka kërkuar 3 vite e 4 muaj burg për ish-kreun e bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Tushe akuzohet për shpërdorim detyre, abuzim me tendera dhe falsifikim dokumentesh, e për këto Prokuroria e Posaccme kërkon dhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.
Kujtojmë se Tushe u arrestua Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit, bashkë me 21 persona të tjerë nën akuzën e abuzimit me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë.
Në dosjen e SPAK, ai akuzohet edhe për shpërdorimin e karburantit të shtetit duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.
PRETENCA
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i denimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit





