Abuzimi sek*sual ndaj 11-vjeçares/ 3 nga 5 përd*hunuesit janë të mitur

0

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë që ka tronditur shqiptarinë ditën e djeshme. Është mësuar se 3 nga 5 të dyshuarit për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë të mitur.

E mitura ka rrëfyer në polici se 5 persona e kanë përdhunuar në grup për 7 orë më radhë. Katër prej përdhunuesve janë vënë në pranga, mes tyre edhe Ekrem Rexhepi. Në grupin e të arrestuarve bën pjesë edhe vëllai i tij 17-vjeçar.

Ata janë lënë në burg pa afat nga gjykata deri në përfundim të hetimit mbi rastin.

Rexhepi, sipas dosjeve policore, rezilton i dyshuar edhe më parë për vepra penale të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu