Abuzoi me tenderin 1 milionë dollarë, si përfundoi Thoma Gëllçi nga gazetar reviste pas hekurave të SPAK

0

Thoma Gëllçi është vënë në prangat e policisë së shtetit mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK pasi dyshohet se ka kryer abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë drejtor i RTSH-së.

Sikur të mos mjaftonte abuzimi i detyrës për një tender skandaloz prejrreth 1 milionë dollarë, Thoma Gëllçi vazhdonte të mbante peng zyrën e drejtorit të RTSH ndonëse i kishte përfunduar mandati prej 6 muajsh.

Mbrëmjen e sotme, ishte Policia ajo që ‘çliroi’ zyrën e RTSH nga Thoma Gëllçi, i cili përfunodi në pranga së bashku me 3 punonjës të RTSH, konkretisht Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci, të cilët janë anëtarët që kanë firmosur tenderin korruptiv.

Thoma Gëllçi është ai që rrezikon më shumë, pasi nëse akuzat vërtetohen ai mund të bëje deri në 5 vite burg, ndërsa anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Por kush është Thoma Gëllçi

Ai fillimisht ka punuar si gazetar në Revistën humoristike “Hosteni” dhe më pas në gazetën “Zëri i Populli”,  të cilën e drejtoi për disa vjet si kryeredaktor. Ai gjithashtu është themelues i gazetës “24 orë”.

Po ashtu ai ka punuar në struktura të larta të qeverisë Meta në detyrën e drejtorit të Departamentit të Informacionit. Për të ardhur në 6 maj të 2016 kur u emërua drejtor i RTSH-së, post që e mbajti deri më 21 maj të këtij viti. Gëllçi u shkarkua nga Këshilli Drejtues i RTSH-së.

“Duke patur parasysh se mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka përfunduar më datë 6/05/2021, Këshilli Drejtues i RTSh-së konstaton se çdo vendim i ndërmarrë nga drejtori i Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij përbën shkelje pasi është në tejkalim të kompetencave të tij dhe për të cilat do të mbaje përgjegjësi ligjore.

Për sa më sipër dhe në zbatim të nenit 105 pika 2  të ligjit 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në RSH”, Këshilli Drejtues i RTSH-së më votën pro të 8 anëtarëve të pranishëm dhe dy votat kundër të dy anëtarëve të tjerë vendosi që drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi të lirohet nga detyra dhe t’ia dorëzojë detyrën zv.drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, z. Martin Leka”, thuhej në kronikën e RTSH.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu