Netët e acarta në çadra të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

0

Ndërsa i gjithë vendi është i paralizuar nga dëbora, në Kurbin dhe Durrës shumë familje janë të detyruar të qëndrojnë në çadra.

Familja Dukaj në fshatin Zheje të Kurbinit, jeton në kushte të vështira.

Ndërsa jashtë çdo gjë ka ngrirë, të ftohtin ata duket ta kalojnë në çadër.

Më keq nuk ka ku me shku. Kanë grirë tubacionet edhe ujin për gjënë e gjallë duhet ta ngrohim”, u shpreh ajo.

Natën e kalojnë në çadër.

“Këtu flemë tek ky krevat. E kemi mbushur me materialet qe kemi nxjerr nga shtëpia”, thotë ajo. 

Ndërsa ditën në këtë godinë të shkatërruar nga tërmeti, ato shprehen se askush nuk është kujtuar për ta.

“Asnjë ndihmë. Askush nuk ka ardhë që të na pyesë a jemi gjallë apo vdek”, shprehen ato.

Të ardhurat i sigurojnë vetëm nga pensioni.

Nikolla Luka, tregon se shtëpinë ia vlerësuan  të riparueshme.

 “Kur shkova atje më dhanë vetëm 5 milion lekë dhe bëra soletën dhe asgjë tjetër. Që nga Viti i Ri dhe deri më sot nuk ka ardhur asnjë njëri. Na dhanë këto para dhe askush nuk ka ardhur më për ne”, tregojnë bashkëshortët.

Edhe në zonën e plepave të Durrësit, pavarësisht premtimeve, familja Guce vijon të qëndrojë në çadër. Shpresa Guce, sëbashku me mbesën dhe vajzën e saj jetojnë këtu që prej tërmetit të 26 nëntorit.  Këto ditë të ftohta janë shumë të vështira për të.

Ka sërish shprese, e përsëri apelon për ndihmë.

 “I lutem kryebashkiakes të vendosë dorën në zemër për ne sepse erdhi e pa vetë gjendjen”, tha më tej ajo.

Në këtë situatë të vështirë janë shumë familje në Durrës dhe Kurbin të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu