Adoleshentët i rrahën të dashurin, gruaja i ‘merr përpara’ me makinën e saj

0

 

Një video e postuar në internet tregon momentin tronditës kur një grua drejton makinën e saj drejt një grupi adoleshentësh në një rrugë të New York City, vetëm disa momente, pasi ata rrahën të dashurin e saj. Pamjet e marra nga përtej rrugës nga ku zhvillohet sulmi ndaj burrit, tregojnë disa të rinj që vrapojnë dhe bërtasin ndërsa fillon kaosi. Burri është parë duke provuar të shmangej nga turma dhe të vraponte rreth një makine të gjelbër të parkuar, ku adoleshentët fillojnë ta rrahin brutalisht.

Në të njëjtën kohë, një grua shihet duke mbajtur duart mbi kokën e saj,e pushtuar nga paniku. Në incident u përfshinë të paktën 8- 10 të rinj, ndërkohë nuk është e qartë nëse dikush u plagos rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu