Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish në Korçë, ku një adoleshente ka tentuar për herë të tretë të hidhet nga një pallat.
Sipas informacioneve paraprake, vetëm dy ditë më parë ajo kishte ndërmarrë një veprim të ngjashëm, duke ngritur shqetësim të madh tek familjarët dhe komuniteti.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këto veprime të përsëritura, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë për rrethanat dhe gjendjen e adoleshentes.





