Moderatorja Anisa Bahiti e pyeti në podkastin e saj Adriatik Lapajn për interesin e ulët të rinisë shqiptare në raport me politikën.
Lidhur me këtë shqetësim Lapaj u përgjigj:
Është e vërtetë që ka një zhgënjim për të gjitha grupmoshat por veçanërisht rinia e cila është pak më ë shkujdesut ndaj saj. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Interneti ka bërë të mundur ti shohin gjërat në të njëjtën kohë.
Ndoshta ata mendojnë se duke mos u marrë me politikë janë rehat. Në fakt merret politika me ata që kur ndezin dritën që në mëngjes pasi ato janë tarifuar me një vendim politik. Rruga , pallati, ushqimet pa cilësi janë për shkak të politikës, mungesa e shërbimeve, padrejtësia për vendin e punës, mungesa e meritrakrocisë, konkurenca e padrejtë, ryshfeti për shkak të politikës. Por edhe kur fik dritën sërish tarifohet nga politika. Të thuash që nuk merrem me politikë në rastin më të mirë nuk di çfarë thua dhe në rastin më të keq u bën nder atyre që të shkatërrojnë jetën. Për këtë arsye unë them që çdo njeri duhet të merret me politikë. Çdo i ri duhet të angazhohet në politikë. Njeriu është kafshë politike. Kjo vjen nga thellësia e shekujve. Njeriu me politikë është njeri i qytetëruar. Infoweb Media