Në puntatën e radhës të ‘Bahiti Podcast’ ishte i ftuar drejtuesi i lëvizjes (aktualisht parti politike), ‘Shqipëria bëhet’, Adriatik Lapaj.
Ndër të tjera, moderatorja Anisa Bahiti e pyeti z. Lapaj nga se u nis për vendosjen e emrit të forcës së tij politike. Një emër sa i thjeshtë, por edhe i koklavitur.
Lidhur me këtë pyetje Adriatik Lapaj u shpreh se atij dhe ekipit drejtues iu desh afro 6 muaj për të vendosur.
‘Po ta mendoni thellë gjërat e thjeshta janë më të ndërlikuara. Sa më të thjeshtë duhet ta bësh një gjë aq më shumë punë duhet për ta bërë të thjeshtë atë’, u shprej Lapaj.
Më tej ai spjegoi dy arsyet:
‘Arsyeja e parë e madhe ishte nevoja e shoqërisë që Shqipëria bëhet. Klisheja që ekzsiton e përhapur gjërësisht është që Shqipëri nuk bëhet. Justifikon shumë gjëra. Harbutërinë, vjedhjen. Është tezë që vjen nga thellësia e viteve e madje edhe e shekujve. Që vjen nga tezat antishqiptare që thonë se ‘shqiptarët nuk bëjnë shtet. Që Shqipëria nuk bëhet’. Dhe ne duhet të ofronim një qasje të re që Shqipëria bëhet.
Së dyti na u desh të gjejmë një emër që kurrsesi cinikët e politikës dhe kënetës shqiptare, të mos e bënin dot qesharake. Nuk mund të tallesh dot me Shqipëria nuk bëhet. Më pëlqen shumë kur njerëzit në rrugë apo aeroporte më drejtohen dhe bërtasin ‘Shqipëria bëhet’!
Unë besoj shumë te fuqia e emrit dhe e falenderoj tim atë që më vuri këtë emër. Emri personifikon dhe i krijon një mundësi tjetër në jetë njeriut. Pra, veç familjes time, kjo që më thonë njerëzit më pëlqen shumë’. Infoweb Media