AF Elbasani marrëveshje bashkëpunimi dhe me italianët e Akademisë Bolonja FC

0

 

Drejtuesit e AF Elbasani kanë zhvilluar një takim pune me drejtuesit e ekipit të njohur italian të futbollit FC Bologna. Gjatë këtij takimi mes drejtuesve të klubit verdh e blu nga Shqipëria dhe kuqebluve të Italisë është firmosur marrëveshja e bashkepunimit mes palëve në të ardhmen.Falë zyrtarizimit të kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim eksperiencash në sektorin e ekipeve të moshave ,të trajnerëve të këtyre ekipeve si edhe ne skuadren e parë.Drejtori Sportiv i AF Elbasani Elton Guranjaku ka falënderuar kolegun e tij Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto për mikpritjen dhe ka shprehur shpresën që ky bashkë punim të jetë i frytshëm për të gjitha palët.