Nga Fatmir Popja
Deklarata e Elton Guranjakut, Drejtor Sportiv i AF Elbasani pasi verdh e blutë mbetën jashtë “Final Four” , mbart një mesazh të thellë dhe të rëndësishëm, i cili përmbledh filozofinë e tij dhe të klubit të Elbasanit në lidhje me sfidat dhe sukseset në sport. Në një kohë kur shpeshtësisht flitet për fitore dhe humbje , Guranjaku ofron një perspektivë të re dhe më të hollësishme për të kuptuar rrugëtimin e një ekipit që u krijuar në vitin 2021 dhe përpjekjet që shoqërojnë çdo hap të tij.
Guranjaku thotë: “Në sport nuk ka dështim, por ka ‘Shkallë drejt suksesit’. Ka ditë të mira, ka ditë të keqija, ashtu siç ndodh në çdo fushë të jetës.” Kjo reflekton natyrën e pandërprerë të procesit të zhvillimit dhe përmirësimit në çdo fushë, duke përfshirë edhe sportin. Ndryshe nga ajo që mund të mendohet, humbjet dhe pengesat nuk janë fundi i rrugës, por pjesë të një udhëtimi që shpesh kërkon kohë, durim dhe angazhim për të arritur qëllimet e mëdha.AF Elbasani për shembull ka kaluar përmes shumë periudhash të vështira. Vetëm katër vjet më parë, ky klub rinisi dhe mori një tjetër frymë, duke u ngjitur në rangun e 5 ekipeve më të mira të Shqipërisë. Kjo nuk ka qenë një arritje e rastësishme, por një rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, planifikimit të mirë dhe angazhimit të të gjithëve, nga drejtuesit deri te lojtarët dhe stafi. Dhe një nga faktorët më të rëndësishëm të këtij suksesi është krijimi i një akademie futbolli model, ku rreth 300 fëmijë stërviten çdo ditë, një ecuri që garanton përgatitjen e brezave të rinj dhe zhvillimin e talenteve të ardhshëm.Ndërkohë duke kujtuar disa nga momentet më sfiduese të klubit, Guranjaku i referohet ndeshjes me Tepelenën, dy vjet më parë ku AF Elbasani festoi një fitore të rëndësishme. Po ashtu, ai përmend edhe ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, ku humbja përballë një prej ekipeve më të forta në vend, mund të duket si një dështim, por për Guranjakun kjo është një pjesë e “Shkallës drejt suksesit.” Ai thekson se ky është një hap tjetër në rrugën e klubit për të arritur né të ardhmen objektiva më të mëdha, sikurse është pjesmarrja në kupat e Europës.
Guranjaku gjithashtu ngre një pyetje të rëndësishme: “Kush promovohet çdo vit në punën e tij?” Kjo është një kujtesë e fuqishme që sukseset e mëdha kërkojnë kohë dhe përkushtim. Dështimi në një moment të caktuar nuk është fundi, por mundësia për të mësuar dhe për të u përmirësuar. Çdo ekip, çdo klub, dhe çdo individ përjeton periudha të pasigurta dhe sfiduese, por ato janë pjesë e procesit të zhvillimit dhe të mësuarit nga gabimet dhe përvojat.Në përfundim, Guranjaku i jep një kuptim tjetër suksesit dhe dështimit. Për të, dhe për ekipin e Elbasanit, nuk është një histori e fitoreve dhe humbjeve të thjeshta. Ata shohin çdo moment si një mundësi për të u rritur dhe për të bërë hapa më të mëdha drejt realizimit të ëndrrave të tyre. Kjo është filozofia e një klubi që ka rinisur, ka sfiduar veten dhe ka krijuar një rrugë të qartë drejt suksesit në sport dhe në jetën e përditshme.