AF Elbasani, me trajner të ri! Prezantohet Nevil Dede në krye të ekipit që sapo hyri në superiore

0

Nevil Dede do të vijojë që të jetë trajneri i AF Elbasanit edhe në Superiore, teksa në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u bë edhe prezantimi zyrtar i tij.

Krah presidentit dhe drejtuesve të klubit, Dede bëri një pasqyrë të objektivave të ardhshëm.

Për një skuadër pretendente në elitë kërkohet patjetër edhe një merkato cilësore, me verdheblutë që i kanë hedhur piketat që tani.

Sakaq, ka pasur edhe ndryshime në staf, ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj dhe përgatitës atletik, Elton Kodra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu