Klubi i AF Elbasani ka zyrtarizuar rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Ivan Gvozdenovic, duke konfirmuar vazhdimin e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksohet se ky vendim pasqyron besimin ndaj punës, vizionit dhe profesionalizmit të stafit teknik.
Drejtuesit e klubit verdheblu synojnë të ndërtojnë mbi bazat e krijuara deri më tani, me objektivin për të vijuar rritjen dhe konsolidimin e skuadrës në sezonin e ri.
“2027 projekti vazhdon…”, shkruhet në postimin e klubit, duke dhënë sinjalin e vazhdimësisë dhe stabilitetit në pankinën e AF Elbasanit.





