Afganistan: Talebanët “pushtojnë” Jalalabadin pa luftë

0

Bie dhe qyteti i fundit i madh Jalalabad.

Talebanët kanë hyrë këtë mëngjes dhe kanë marrë qendrën më të madhe që i mbetej qeverisë në Afganistan, qytetin Jalalabad. Mengjesin e sotëm Jalalabadi është dorëzuar pa bërë rezistencë dhe rruget e këtij qyteti janë gdhirë me flamujt e bardhë të ushtrisë talbane.

Mësohet se gjatë mbrëmjes Kabuli ka qenë pa energji elektrike dhe kjo ka shkaktuar një kaos masiv.Gjithashtu bëhet me dije se 29 nga 34 provincat e Afganistanit kontrollohen nga talebanët.

Talebanët po i afrohen qytetit Kabul pasi kanë marrë kontrollin e 4 rretheve, të cilat janë: 1- Surubi 2- Qara Bagh 3- Bajarami 4- Baghman.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu