Afrika “vjen” në Shqipëri/ Temperatura përvëluese, maksimalja deri në 40 gradë Celsius

0

Shqipëri – Sipas MeteoAlb orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes Llndore.

Po ashtu; do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita sjell rënie më 2 -3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 40°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veripërëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1– 2 ballë.

Kosova – Orët e paradites do të paraqiten më kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas-mesditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive në skajin verior dhe veriperëndimor duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 14°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang territori.

Ndërkohë era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi veriperendimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu