Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kanë patur një debat mjaft të ashpër gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”. Meritoni është ndjerë i prekur pasi banorja i ka përmendur të birin.
Ky debat ka vijuar edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku u përfshinë edhe banorë të tjerë, të cilët u shprehën kështu:
Erjola: Nuk ishte një hakmarrje. Tentova të isha serioze dhe nuk talla as përdora fëmijën e askujt. Ajo fjala “cesurtoj” është që e ndjekin familje, fëmijë dhe djali i tij. Nuk thashë asgjë tendencioze. Evidentova një fakt që kur ai nuk është në rol, e përdor e tall dikë me fëmijën e vet. Është ndikuar në momentin që ai është i ndikuar dhe i hipnotizuar. E kam bërë në një diskutim me të dhe më ka thënë që nuk diskutohet. Atëherë pse ne njerëzit që e njohim e evidentojmë një gjë të tillë.
Meritoni: Më përmend djalin. Po më ofendon djalin me situatën e Gazit.
Erjola: Do më dukej njeri po të ishte vetëm. Prandaj dhe i përgjigjem kaq ashpër. Nëse luan me mua ashpër, ashpër do jem. Jo pasarelë, nxjerrja e llapës. Me mua duhet të merret si lojtare dhe jo me fizikun tim, sepse jam e lodhur.
Meritoni: Me Romeon i kemi sqaruar. Me Erjolën më vjen keq që ka pasur një qasje me mua. Është ndikuar komplet prej Ledionës dhe disave.
Ledjona: Pse nuk e pranon që sillesh keq me vajzat?
Erjola: Meritoni ishte ai që ku mu përmend edukata e familjes, ai qeshte.
Meritoni: S’kisha dëshirë të më përfshihej shoqëria ime. Nuk krahasohet shoqëria ime e Romeos me asnjë shoqëri tjetër këtu brenda. Mua më vjen keq që përdoret djali im në një situatë me Gazin. Ishte e turpshme.
Erjola: Aq shumë e njeh ajo partnerin e saj, sa më tha mua që unë po flirtoj me Meritonin. A kemi flirtuar ndonjë moment? Po bëhet telenovela e radhës. Turp të të vij, sepse po bëhesh si ajo. Po të bën ajo më të zi se veten. Po të jesh mashkull e pranon që nuk ke flirtuar. Apo do ta përdorësh si me Riken.