Agron Duka: E ardhmja e PD rrezikohet nga dy emra Berisha dhe Alibeaj

0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se si aleat i PD, i qëndron idesë që opozita të ketë një grup të përbashkët përfaqësuesish në negociatat me shumicën qeverisëse për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas tij, PD duhet të gjejë një formulë që të arrijnë në një përfundim për të qenë të gjithë në një mendje. Kreu i PAA deklaroi se mosmarrëveshjes Berisha-Alibeaj po vënë në rrezik të ardhmen e PD dhe të opozitës.

“Këtu nuk ka punë individi dhe deputeti Berisha dhe as Alibeaj. Këtu ka punë opozita, ata rrezikojnë të ardhmen e opozitës duke u mbështet tek këto dy emra”, deklaroi Duka.

Ai shtoi se nëse PD nuk arrin të gjejë konsensus për këtë ccështje do ta ketë shumë të vështirë të arrijë në një mendje në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë personalisht do të thosha se nëse dy palët (Berisha dhe Alibeaj) nuk bien dakord ne do të qëndrojmë jashtë këtij procesi”, tha Duka.

Sipas kreut të PAA, mazhoranca moralisht nuk i takon që të zgjedhë Presidentin pavarësisht se i ka votat. Kjo pasi sipas Dukës, PS ka disa mandatë të diskutueshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu