Agron Duka: ‘PD do ndahet në dy parti’!

0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha në një emision  se opozita ka bërë 3 gabime që kanë të bëjnë me mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale, mospjesmarrja në komisionin për reformën territoriale dhe largimi nga Parlamenti duke e lënë Kodin Zgjedhor në duart e Ramës.

Duka tha po ashtu se kjo lloj beteje brenda PD-së është për ëështje interesash dhe jo idesh.

Duka: Ka problematika partia më e madhe opozitare, po të bëhgej një analize zgjedhjesh ndoshta mund të kishte zhvillim por e kqja është se ndodhi brenda një dite, Basha largoi Berishën.

Kjo do sjelle ndarjen e PD ne dy parti me shume mundesi. Dihet që gabimet e opozitës janë 3: Mospjesmarrja në komisionin e reformës territoriale, largimi nga parlamenti duke e lënë Ramën ta bëjë Kodin Zgjedhor.

Ky lloj sistemi ka një konkurrencë brenda llojit, brenda PD-së, në 15 kandidatë duhet të merrnin nga 400 500 vota. LSI nëse do të ishte në koalicion do të kishte sot 10 deputetë. Gabimi i tretë ishtë mospjesmarrja në zgjedhje.

Ne të tjerët kemi fajin tonë, fati tregoi që ne e penalizuam partinë tonë. Kjo lloj beteje nuk është përcarje idesh por interesash dhe do kohë të mbarojë.

Një bazë ttradicionale të PD e kam parë në foltore jo në periudhë zgjedhjesh, nëse futen bashke të gjitha forcat opozitare në garë ndoshta forcohet.

Nëse zgjedhjet lokale bëhen sot është shumë e vështirë me garu, nëse bëhen në 2023 atehërë ndoshta. Duhet bërë reforma territoriale dhe Kodi Zgjedhor dhe nuk jemi dakort për vettingut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu