Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se do të largohet nga kjo parti nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta mundë kryedemokratin Lulzim Basha në betejën që ka nisur. I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se lëvizja që ka nisur Berisha do të kishte vlerë para zgjedhjeve që të hapte në diskutim në Partinë Demokratike, por jo tani.
Nga ana tjetër, i ftuar në “Opinion”, ish-Presidenti Bujar Nishani tha se Berisha ka mbledhur mbi 3 mijë firma, më shumë se dyfishin e atyre që ka kërkuar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vetë Berisha kërkoi të mbledhë 1500 firme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të bërë ndryshime statutore në mënyrë që të pranohet referendum për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.