A po i hap Shqipëria ‘derën’ të burgosurve politikë rusë?

0

Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse deklaroi se të burgosurit politikë në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen.

E ftuar në TopNews, Tsikhanouskaya tha se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë. Liderja e Opozitës u shpreh se të burgosurit politikë në Bjellorusi kanë vuajtur shumë dhe se Shqipëria mund të bëjë shumë me programet e rehabilitimit.

“Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se të vendeve të mëdha sepse çdo vend ka një zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë për Bjellorusinë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre.

Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe Shqipëria mund t’i presë në të ardhmen. Me Ramën folëm për programin e rehabilimit dhe për evente kulturore në Shqipëri. Shqipëria është e rëndësishme për Bjellorusinë se pse ka kaluar një diktaturë dhe ato janë kujtime të freskëta për shqiptarët.

Ka një pozicion shumë parimor për situatën në Bjellurusi, e kam takuar Ramën shumë shkurt dhe më ftoi të vija këtu, kam takuar dhe presidentin. Shqipëria është e rëndësishme sepse është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare , ndërsa ishte presidente dhe e OSBE tani do të jetë në këshillin e sigurisë së OKB-së,”- tha ajo ndër të tjera.

Tsikhanouskaya tha se në Bjellorusi në çdo moment njerëzit mund të rrëmbehen në rrugë, në punë apo kudo por që nuk do të dorëzohen përpara këtij regjimi të egër, pavarësisht dhunës qe ushtrohet ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu