TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te “Pallati me Shigjeta”. Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesit dhe deputetët e opozitës i ka ardhur në ndihmë menjëherë Gjekmarkajt.
Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.