Agron Llakaj humb të atin. Bën dedikimin prekës

0

Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj, ka hapur zemrën sot për ndjekësit e tij në rrjete sociale dhe ka shkruar me pikëllim për humbjen e babait të tij.

Sot ishte dita e tij e lindjes dhe Agroni e kishte uruar të atin në mëngjes, pa e ditur që do të ishte hera e fundit që do ta takonte.

Mes dhimbjes, ai shpreh fjalët e ndjera që edhe neve na pikuan në shpirt!

“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!

U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!

Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!

Sa më mungon mor bab…ahhhh… ”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu