Agron Shehaj njofton largimin nga PD, zbulon bisedën me Berishën

0

Deputeti Agron Shehaj deklaroi se është tërhequr nga PD pasi nuk është dakord me vendimet që janë marrë.

Në studion e emisionit Opinion, Shehaj u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale tregoi se nuk ishin zgjedhje demokratike, duke akuzuar mazhorancën në këtë aspekt, por nga ana tjetër theksoi se opozita nuk po ngjall besim te elektorati.

“Dolëm nga zgjedhjet lokale me një rezultat që ishte zhgënjyes. Mazhoranca praktiksht kishte fituar 90% të bashkive. Humbën disa nga bashkitë më të rëndësishme. Ishte e qartë që ky rezultat tregon sa demokratik është ky vend. Kështu që të gjitha çështjet që ka ngritur opozita dhe drejtuesit e opozitës janë të drejta. Nga ana tjetër, është e qartë që ka një mungesë shprese dhe besimi do thoja nga ana e votuesve tanë. Unë arsyet e di. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje.

Zgjidhja nuk mund të jetë mos bëjmë asgjë, nuk mund të bëjmë sikur nuk shikojmë, të bëjmë sikur me idenë se problemet do zgjidhen vetë. Duke ndjekur politikën e përditshme dhe aksionet e përditshme opozitare që janë të drejta, thjesht mendoj që ne duhet t’i japim elektoratit tonë një alternativë të besueshme” – u shpreh Shehaj.

Ai ka zbuluar gjithashtu se për të gjitha pakënaqësitë ka biseduar me ish-kryeministrin Sali Berishën.

Sipas Shehajt, përgjigjet e Berishës nuk kanë qenë bindëse për të, e për këtë arsye ai tregoi se nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD, por është deputet i opozitës.

“Kam folur personalisht me Berishën. Përgjigjia, ka thënë që …. s’dua të futem në biseda personale.. Nuk kanë qenë përgjigje që më kanë bindur. Unë këto shqetësime nuk po i ngre tani….Kam të paktën nga Qershori që e kam ngritur këtë problem. Duhet një rithemelim i vërtetë i PD, duheshin afruar figura të reja, duhej bërë një parti politike, duhej të hiqnim dorë nga…vulën na e kishte marrë Rama, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Është e kotë, po humbasim kohën kot. 2 vjet duke i shkuar nga pas vulës. Unë isha i bindur që do t’i jepnim zgjidhje një ngërçi. Unë sot jam deputet i opozitës dhe vazhdoj të bëj opozitë”– tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu