Një ndër pyetjet e cila e bëri mjaft interesant episodin e radhës të ‘Bahiti Podcast’ ishte ajo që moderatorja i bëri imamit Ahmed Kalaja lidhur me gratë.
Pjesë nga episodi:
Anisa Bahiti: Kam mësuar se hoxha ka plot 10 fëmijë me gruan e parë. Zoti ti faltë!
Ahmed Kalaja: Vetëm një grua kam. E kam nga Librazhdi. E di ti. Ju nuk të falni.
Anisa Bahiti: Po përse, sa martesa lejon feja?
Ahmed Kalaja: Feja e ka lënë në traditën e popujve. Por ka rrethana të ndryshme. Ka tradita, kultura. Ka edhe kushte. Deri në 4 lejohen.
Anisa Bahiti: A ka raste në Shqipëri. Edhe pse nuk e kemi në kulturën tonë kur ato e njohin njëra tjetrën?
Ahmed Kalaja: Po ka. Di disa raste Kavajë, Tiranë etj. Do që ta sjell njërën në podkast?
Anisa Bahiti: Po. Do ishte shkëlqyeshëm!
Ahmed Kalaja: Problemi ynë nuk është këtu. Por te bestytnitë, te familja.
Anisa Bahiti: Jo por kur themi ‘mysliman’ mendja të shkon menjëherë që ata mund të kenë 7 gra. Kështuqë besoj jam ok.
Ahmed Kalaja: Është çështje e lënë në dorë të lirë. Nuk është në shtyllat tona.
Anisa Bahiti: Kur mësova që hoxha ka 10 fëmijë, unë mendova se 2-3 gra është e sigurtë.
Ahmed Kalaja: Ne jemi njësues në çështjet e Zotit dhe njësues në atë të grave. Nuk ka devijim.