Vokshi: Nuk janë në kasafortë por janë këtu, kanë ardhur nga gjithë Shqipëria me dëshirën e madhe për tju takuar. Kemi dhe zonja që janë në këtë lidhje që ditën e parë dhe përulem me respect ndaj jush.
10 mijë anëtare të reja vetëm në vitin e fundit.
Me vetëm nje telefonatë Basha si uzurpues deshi ta c’bëjë por ja ku jemi, të gjitha zonjat kanë përqafuar foltoren. Ai hodhi akuza shumë të rënda për lidhjen por ja salla nuk ju mban dot, akuza tjetër e rëndë ishte se ishim përfshirë në veprimtari antistatuore. Por ai nuk ju ç’bën dot, sepse keni trokitur derë më derë për një parti fituese.