Ajax kërkon të ndërpresë kontratën me lojtarin, akuzohet për lidhje me Mafian…

0

Mesfushori holandez Mohamed Ihattaren, mendohet se ka qenë i lidhur me kriminelët e Mocro Mafias, edhe pse vetë futbollisti e mohon një gjë të tillë.

Situata midis Mohamed Ihattaren dhe Ajax bëhet më mjaft e vështirë për momentin. Media të ndryshme e kanë lidhur mesfushorin 20-vjeçar, me organizatën kriminale ‘Mocro Maffia ‘, një grup në të cilin aktualisht po gjykohen 17 anëtarë të bandës, sipas Telegraaf.

Futbollisti holandez, i cili aktualisht është i huazuar te Juventusi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të mbrojtur pafajësinë e tij dhe për të mohuar çdo lloj lidhjeje me organizatën mafioze.

Motivet e futbollistit, përveçse “pastrimit” të emrit të tij, nuk janë tjetër veçse tentim për t’i dhënë fund kërcënimeve me vdekje, që lojtari ka marrë pas publikimit të lidhjes së futbollistit me Mocro Maffia. Bëhet fjalë për një grup criminal, që vepron në Holandë dhe Belgjikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu