Ajax “manita” me Twenten, hat-trick për Haller. “Harkëtarët” në krye të Eredivisie…

0

Pasi pa PSV Eindhoven, fitues ndaj Vitesse Arnhem të shtunën (5-0), Ajax Amsterdam reagoi të dielën në mënyrën e vet spektakolare.

“Harkëtarët” arritën një 5-0 në Twente, për të rifituar një epërsi prej pesë pikësh në krye të renditjes në Eredivisie.

Sébastien Haller shënoi një hat-trick, për të rritur epërsinë e tij në krye të renditjes së golashënuesve të kampionatit holandez (16 gola).

Ajax do të luajë ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tave të Champions League në fushën e Benficas më 23 shkurt.