Gjithçka ndodh në stadiumin Mapei mes Sassuolo-s dhe Romës, takim që përfundoi me shifrat 2-2. Një takim që do të niste mirë për verdhekuqtë kur Abraham nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë në minutën e 45’.
Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për Sassuolon. Smalling është i pafat dhe devijon në portë një top të gjuajtur nga Traore. Rui Patricio është protagonist i një gabimi të rëndë, pasi nuk arrin të evitojë golin e barazimit.
Do të ishte përsëri Traore që në minutën e 73’ do të shënonte golin e avantazhit. Roma sulmon në kërkim të golit të barazimit. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, Cristante shënon golin e barazimit për Romën.





