“Ajo ishte fajtore”, Liam Payne rrëfen momentet kur ka dashur të vrasë veten

0

Liam Payne, ish-anëtari i grupit të njohur “One Direction” ka dhënë deklarata të fuqishme në podcast-in “Diary of a CEO”.

Periudhat e tij më të errëta kanë qenë gjatë kohës që ishte pjesë e grupit, kjo për shkak se fama ishte e papërballueshme dhe këngëtari ishte i varur nga droga.

Gjithashtu ai është shprehur se ka pasur mendime për të vrarë veten.

“Isha milioner në moshën 22-vjeçare, por fama më bëri aq keq saqë as gjërat bazike si përshembull pagesa e sigurimeve të makinës, nuk mund t’i realizoja. Isha mësuar ta bënin çdo gjë për mua. Kam pasur edhe mendime për të vrarë veten. Isha i varur nga droga dhe alkooli dhe për të gjitha ja vë fajin famës që e mora në moshë shumë të vogël”, tregoi Liam.

Payne ka fajësuar veten e tij për ndarjen nga lidhja 10 mujore me ish-partneren e tij, Maya Henry.

“Në këtë mendoj se jam më shumë i zhgënjyer nga vetja ime që vazhdoj të lëndoj njerëzit. Kjo më mërzit. Nuk kam qenë i mirë me lidhjet. Nuk jam shumë i mirë me to, kështu që duhet të punoj me veten time, para se dikush të lidhet me mua.Në lidhjen e fundit nuk po jepja versionin më të mirë të timin më, nuk po e vlerësoja. Me sinqeritet mund të them se ndihem më mirë jashtë kësaj marrëdhënie. Nuk ndihesha mirë me atë që bëra, por duhej të ndodhte. Duhet ta them se ishte më e mira për të dy ne”, ka rrëfyer ai.
infowebtv.com

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu