Një tjetër person i dyshuar në vrasjen e Alkis Kampanos do të vihet në pranga. Mediat greke raportojnë se ka dyshime për përshirjen e një të 12-ti në grupin e personave të dyshuar si pjesmarrës në vrasjen e të riut. Ministri i Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos deklaroi në media se hetimi është drejt fundit.
“Duket dhe ka mundësi që të ketë ende ndonjë të përfshirë”, tha ai, duke sqaruar se hetimi do të arrijë në fund. Ka një tjetër të dyshuar që do të arrestohet dhe me këtë policia beson se ai do të ketë përfunduar arrestimet”, tha ai për SKAI-n.
Njëkohësisht, duke iu përgjigjur raportimeve për “të madhin” që mbetet i pa arrestuar, ai sqaroi se “ Për shtetin dhe policinë nuk ka të vogël e të madh” .





