Aksident, 21 vjeçari përplas në seri makinat e parkuara

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e rrugës së Kavajës. Policia njofton se një makinë që drejtohej nga L. B., 21 vjeç është përplasur me disa automjete të parkuara.

Për pasojë është plagosur 21-vjeçari dhe pasagjerja që po udhëtonte bashkë me të A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu