Aksident/ Autobuzi i pasagjerëve përplaset nga trajleri

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot , ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga, pas përplasjes me një trajler.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një fëmijë, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te të gjithë pasagjerët në autobus, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve, dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se mjeti trajler ka goditur nga pas autobusin, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu