Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku kanë humbur jetën 7 persona.
Sipas mediave turke, ngjarja ka ndodhur në lagjen Tutak të Agrit, ku një autobus është përplasur me dy kamionë dhe më pas të treja mjetet kanë shpërthyer në flakë. Nga hetimet e deritanishme, raportohet se përveç 7 viktimave, 11 persona kanë mbetur të plagosur, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Mediat turke gjithashtu raportojnë se pasagjerët kanë mbetur të bllokuar, dhe prandaj ka ardhur vdekja e 7 prej tyre.
”Raportohet për disa viktima”, ishin deklaratat e para të guvernatorit të provincës së Agrit, i cili ndodhej në vendin e aksidentit, ndërsa numrin e të vdekurve e bëri të ditur presidenti Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai mbërriti në vendin e ngjarjes.
Ky është aksidenti i disatë me numër të lartë viktimash, pasi një autobus del nga rruga apo përplaset me mjete të tjerë. Rasti më i rëndë u shënua muajin e kaluar ku mbi 30 persona humbën jetën pasi një autoobus doli nga rruga duke u përplasur me dia mjete në një autostradë. Qindra të tjerë u plagosën.
SON DAKİKA | Ağrı'da yolcu otobüsü ile yakıt yüklü bir tanker kafa kafaya çarpıştı, ölü ve yaralılar var. pic.twitter.com/2Ft7vtwyff
— Haber (@Haber) November 7, 2022