Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.
Në vendngjarje janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe dyshohet për të plagosur.
Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.