Aksident i 4-fishtë në Klos-Bulqizë/Nga ngrica, makinat bëhen copash

0

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Klos-Bulqizë, për shkak të prezencës së ngicës në rrugë. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën pasi në rrugë ka pasur prezencë të ngricës, e cila nuk është pastruar nga firma kontraktore. Duke qenë se rruga nuk është pastruar dhe nuk është hedhur kripë, rruga ka ngrirë.

Për pasojë, 4 mjete janë aksidentuar. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu