Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Lapardhasë’. Burime bëjnë me dije se dy automjete, respektivisht një Ford me targa AA 649 FC, si dhe një Benz me targa janë AA 279 EF, janë përplasur më njëri tjetrin dhe kanë përfunduar në kanal.
Nga përplasja është plagosur rëndë drejtuesi 30-vjeçar i mjetiti tip Ford.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i Benzit, një 51 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
51-vjeçari e ka goditur mjetin me të cilin udhëtonte i riu nga mbrapa, duke e hedhur në kanal.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.