Një aksident rrugor ka ndodhur në qendër të qytetit të Berati, ku automjeti me tip ‘Toyota’ është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë.
Burime për Infoweb/media bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes shtylla e tensionit ka përfunduar në shesh dhe automjeti ka përfunduar mbi trafikndarësen e rrugës.
Mësohet se drejtuesi 65-vjeçar nga fshati Tomorr ishte duke udhëtuar me shpejtësi drejt spitalit Rajonal, pasi bashkëshortja e tij e cila ndodhej me të ishte e sëmurë.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar po vetëm dëme materiale dhe se mjeti nuk ka dëmtuar asnjë kalimtar në këtë aks që gjithmonë është i populluar.