Aksident i frikshëm në Durrës, tre të plagosur nga parakalimi i gabuar te mbikalimi i Plepave

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë te mbikalimi i “Plepave” në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, nga përplasja e fortë “kokë më kokë” e dy makinave.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa nuk ka detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e makinës që është futur në parakalim të gabuar, duke u përplasur me makinën që po vinte përballë.

Forca të shumta policie dhe tre ambulanca mbërritën në vendngjarje, duke kryer transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu