Aksident i frikshëm në Greqi/ Shqiptari shpëton për mrekulli! Kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (VIDEO)

0

Automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, u përplas nga një fuoristradë, që kaloi rrugën me semafor të kuq.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, përplasja ishte shumë e fuqishme, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Drejtuesi i automjetit tip fuoristradë gjithashtu mbeti i plagosur, ndërsa të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu