Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset

0

ELBASAN- Një tjetër aksident i frikshëm, pas atij në Pajovë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (27 Dhjetor), në aksin Elbasan-Librazhd.

Një automjet është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës dhe është përmbysur në rrugë.

Nuk ka ende informacione për persona të plagosur, kurse policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet.

Dyshohet paraprakisht për shpejtësi të lartë të drejtuesit të mjetit.

Në vendngjarje shkoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu